​Klosi: Shqipëria, vendi ku
vajzat dhe gratë drejtojnë

​Klosi: Shqipëria, vendi ku<br />vajzat dhe gratë drejtojnë
Fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri dhe veçanërisht roli që ajo mund të luajë në vullnetarizëm, kanë qenë tema të takimit të sotëm të organizuar nga GLOË (Girls Leading Our Ëorld) në Qendrën Rinore Tiranë, ku të pranishëm ishin edhe ministri Blendi Klosi dhe ambasadori amerikan, Donald Lu.

Klosi gjatë fjalës së tij vuri theksin te nevoja për të mbështetur nisma të tilla që synojnë të rrisin rolin e femrës në jetën shoqërore, pasi sipas tij, kështu shoqëria do të ishte më e mirë dhe më solidare.

“Unë ndaj opinionin dhe kam bindjen time personale që Shqipëria është realisht vendi ku vajzat dhe gratë drejtojnë jetën tonë. Unë i takoj atij grupimi që themi se në çdo aspekt të jetës ne kemi vajza shumë të spikatura”, tha Klosi.

 Bindje kjo, që sipas tij buron nga të qenit bashkëshort, prind, por edhe politikan.

“E them këtë si bashkëshort, e pranoj me bindje që në këtë kuadër gratë drejtojnë dhe kjo nuk diskutohet. E them këtë si baba. Kam një vajzë vetëm 3 vjeç, Amlën, e cila realisht drejton shtëpinë tonë. E them edhe si politikan dhe si ministër, ku pjesën më të madhe të suksesit tim, në mos them në 99 për qind të suksesit tim ia dedikoj një bashkëpunimi shumë të frytshëm që kam me shumë zonja, por edhe vajza të reja, të cilat janë tashmë në postet drejtuese, e që realisht prodhojnë shumë mendime të drejta dhe mendime që janë shumë praktike”, tha ministri.

Klosi shtoi se, vendosja e rregullave dhe kritereve do t’u krijonte grave më shumë mundësi konkurrimi si të barabarta me burrat. Këtë, sipas tij e tregoi rritja e prezencës së grave në politikë dhe qeverisje vetëm pasi u vendosën kuotat ligjore të përfaqësimit. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve