Ministri i Mjedisit Lefter Koka është shprehur sot kundër përfshirjes së gazit të lëngshëm për makinat në skemën e akcizës, e cila rrit çmimin e këtij produkti për konsumatorët.
Gjatë prezantimit të Buxhetit të Ministrisë së tij për vitin e ardhshëm në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Koka tha se rritja e çmimit do ndikonte negativisht në luftën kundër ndotjes së mjedisit.
Ai tha se vetëm 3% e mjeteve në Shqipëri përdorin gaz dhe një masë e tillë do ndikonte negativisht në stimulin për përdorimin e këtij produkti.
Në fjalën e tij Ministri Koka theksoi se Buxheti i Ministrisë së Mjedisit për vitin 2017, në tërësinë e tij, shënon një rënie krahasuar me një vit më parë, kjo për arsyen se zë ri i sektorit të pyjeve në mesin e 2016-ës kaloi në pronësi, menaxhim dhe administrim të pushtetit vendor.
Ministri Koka theksoi në prezantimin e këtij projektbuxheti se problematika e shtrirë në gjithë sektorët e Mjedisit, trashëguar në mjedis, për më shumë se 2 dekada kërkon një mbështetje më të madhe nga buxheti i shtetit, por vëmendja që i ka dhënë qeveria shqiptare në këto 3 vite me rritje disa herë të buxhetit krahasuar me vitet e mëparshme tregon qartazi se Mjedisi sot ka një rëndësi të veçantë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
34.7%
-
Jo
55.7%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive
25 Nëntor, 10:48
-
Çfarë duhet të vishni për Vitin e Ri sipas shenjave të zodiakut
25 Nëntor, 10:46
-
Itali/ I gjejnë në makinë 16 kg kokainë, arrestohet shqiptari (VIDEO)
25 Nëntor, 10:45
-
Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë
25 Nëntor, 10:25
-
Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve
25 Nëntor, 10:23
-
Ndahet nga jeta mjeku onkolog Agim Karaj
25 Nëntor, 10:14
-
Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant
25 Nëntor, 10:14
-
Lufta/ Sulm me raketë ruse në rajonin Kharkiv, 13 të plagosur
25 Nëntor, 10:01
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
25 Nëntor, 09:41
-
Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në
25 Nëntor, 09:39
-
Pesë net ‘roje’ për të vrarë ndërtuesin! Polici u fsheh në shkallët e një hoteli, refuzon të japë deklarime! I vëllai mohon të ketë lidhje me ekzekutimin e Eduart Reçit, pamjet zbuluan vrasësit
25 Nëntor, 09:17