​Korçë, drogë dhe granata në
pikën e karburantit,3 në pranga

​Korçë, drogë dhe granata në<br />pikën e karburantit,3 në pranga
KORÇË- Tre persona janë arrestuar nga Policia e Korçës pasi iu gjet një sasi prej 8.7 kg kanabis, 6 granata ofensionve dhe 3 kapsolla.
 
Policia bën me dije se janë vënë në pranga dy vëllezërit Andrea dhe Petro Kapurani 35 e 45 vjeç, si dhe 58-vjeçari Asllan Spahillari.

Këtyre personave uniformat blu iu gjetën sasinë e drogës të fshehur në një depozitë uji, në brendësi të pikës së karburantit, e cila është në pronësi të Petro Kapuranit.
 
Andrea dhe Petro Kapuroani, sipas Policisë, janë personat që kishin drogën dhe granatat offensive.
 
Përveçse do të akuzohen për posedim drogë dhe mbajtje e armëve luftarake, ndaj Petro dhe Andrea Kapuranit pritet të nisë edhe verifikimi pasuror.

Ndërsa ndaj Asllan Spahillarit, punëtor në pikën e karburantit rëndon akuza për mos kallëzim të krimit. 
 
Aktualisht po verifikohen pasuritë e paluajtshme, mjetet e transportit si dhe burimet e tjera të të ardhurave të vëllezërve Kapurani dhe pritet të nisë procedimi penal me akuzën "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

[gallery]23750[/gallery]
Njoftimi i Policisë
Korçë
Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.
 
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar "Intenerari".
 
Sekuestrohen 8 kilogramë e 700 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, disa granata ofensive luftarake dhe kapsolla detonatore.
 
Arrestohet në flagrancë pronari i një pike karburanti, vëllai i tij, si edhe një punonjësi i këtij biznesi për veprën "Moskallëzimi i krimit".
 
Vijojnë procedurat e mëtejshme për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, mjeteve te transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.
 
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacionit "Intenerari", bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
 
• Andrea Kapurani, 35 vjeç,
 
• Petro Kapurani, 45 vjeç, (vëllezër) dhe
 
• Asllan Spahillari, 58 vjeç, të tre banues në Korçë.
 
Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur "Kryqëzimi i fshatit Dishnicë", në pikën e karburantit në pronësi të shtetasit Petro Kapurani, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar, në një ambient të përshtatur për depozitë uji kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
 
6(gjashtë) pako me peshë rreth 8,7 kg lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
 
4 granata luftarake ofensive si edhe
 
3 kapsolle detonatore.
 
Gjithashtu lidhur me këtë rast, po vijon puna për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave dhe fillimin e procedimit penal për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
 
Materialet në ngarkim të dy vëllezërve i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; ”Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake”, si edhe për "Moskallëzim krimi" ndaj shtetasit tjetër parashikuar nga nenet 283/2, 278 e 300 të Kodit Penal.

karburanti
(Karburanti ku u gjet droga dhe granatat)

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar