Kosovë, 74 gra dhe fëmijë
gjenden ende në luftën e Sirisë
Përfaqësues të policisë së Kosovës bënë të ditur se në konfliktin e Sirisë dhe Irakut kanë mbetur rreth 74 gra e fëmijë nga Kosova. Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë një tryeze me temën “Fuqizimi i rolit të gruas në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm; të arriturat dhe sfidat në Komunën e Prishtinës”, e organizuar nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë.
Përfaqësues të policisë së Kosovës bënë të ditur se në konfliktin e Sirisë dhe Irakut kanë mbetur rreth 74 gra e fëmijë nga Kosova. Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë një tryeze me temën “Fuqizimi i rolit të gruas në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm; të arriturat dhe sfidat në Komunën e Prishtinës”, e organizuar nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë.
Taibe Canolli nga Policia e Kosovës, tha se nga 44 gra të përfshira në konfliktin e Sirisë, vetëm shtatë prej tyre janë kthyer në Kosovë, shkruan Zëri i Amerikës.
“Aktualisht, numri i përafërt është se në konfliktin e Sirisë ishin apo janë të përfshira, diku 44 femra apo gra, prej të cilave 7 janë kthyer. Ndërsa, po ashtu kemi edhe 37 fëmijë në zona të luftës momentalisht”, tha zonja Canolli.
Përfaqësuesit e komunës së Prishtinës thanë se aktualisht nuk kanë ndonjë projekt për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Zyrtarë të kësaj komune thanë se po bëhen përpjekje që nëpërmjet politikave sociale të ngrihet roli i gruas në parandalimin e dukurive negative.
Që nga viti 2012, mbi 300 qytetarë të Kosovës u janë bashkuar luftërave në Siri dhe Irak. Rreth 120 prej tyre janë kthyet në Kosovë, ndërsa besohet se atje gjenden rreth 75 luftëtarë dhe po aq gra dhe fëmijë.
Rreth 200 veta janë hetuar për përfshirje në rekrutimin dhe nxitjen e përfshirjes në veprime ekstremiste.
Autoritetet thonë gjithashtu se gjatë vitit të fundit nuk janë regjistruar raste të përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat në Lindjen e Mesme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.1%
-
Jashtë
17.6%
-
Nuk lëviz
34.2%
Vota total: 3104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli
8 Gusht, 18:08
-
Spahiu: Nëse Kurti pengon projektin 'franko-gjerman', para se Trump të vijë në pushtet, rrezik për Kosovën
8 Gusht, 18:01
-
Vrasja e ndodhur në 2010 në Gjermani! Shqiptari arrestohet pas 14 vitesh në aeroportin e Roterdamit
8 Gusht, 17:58
-
Ironia e Spahiut: Pse opozita nuk protestoi sot para Bashkisë Himarë, por në Bashkinë e Tiranës?
8 Gusht, 17:53
-
Spahiu thirrje Edi Ramës: Mos e betonizo Dhërmiun dhe Himarën, si Berisha 'Shkëmbin e Kavajës'
8 Gusht, 17:48
-
Spahiu: Protestat me 50 veta të dështuara para Bashkisë, po rrisin politikisht profilin e Erion Velisë
8 Gusht, 17:39
-
Të shpresosh tek fitorja, se ata që urrejnë Ramën, janë më shumë se ata që urrejnë Berishën
8 Gusht, 17:39
-
Ja pse duhet të mendoheni dy herë, para se të pini ujë nga shishet plastike
8 Gusht, 17:35
-
Ligji i ri i ‘Diplomacisë’! Mandati i ambasadorit 4 vjet, futet për herë të parë ‘Akademia Diplomatike’
8 Gusht, 17:31
-
A s’të vjen marre? Stresit nuk i del e keqja ndaj ministres së Drejtësisë në Kosovë
8 Gusht, 17:18
-
‘Leje unike!’ Shërbime të reja në e-Albania për punësimin e të huajve
8 Gusht, 17:09
-
Vrasja në azilin privat në Tiranë, arrestohen 2 infermieret e turnit, nuk kallëzuan ngjarjen
8 Gusht, 17:08