​KQZ i hoqi mandatin, D.Tahiri
padi në Gjykatën AdministrativeArkiv/Të gjitha lajmet për Dashamir Tahirin

​KQZ i hoqi mandatin, D.Tahiri<br />padi në Gjykatën AdministrativeArkiv/Të gjitha lajmet për Dashamir Tahirin
TIRANË-Dashamir Tahiri përmes avokatit të tij Fatmir Braka ka depozituar në Gjykatën Administrative një padi penale ndaj vendimit të KQZ që i hoqi mandatin në bazë të Ligjit për dekriminalizimin.
 
Argumentat janë ato që parashtruam në KQZ. Vendimi i KQZ ishte i paarsyetuar. KQZ duhet të përcaktonte edhe Gjykatën kompetente. Kemi kërkuar pezullimin e vendimit të KQZ deri sa të merret vendimi. Tahiri do të jetë deputet deri në vendimin e firmës së prerë të Gjykatës. Dashamir Tahiri ka qenë i padënuar dhe ligjërisht ai është i pafajshëm. Kërkojmë nga Gjykata Administrative të pezullojë vendimin e KQZ”, u shpreh Braka.

Braka gjithashtu tha se po shqyrtojnë mundësinë e depozitimit në Kushtetuese dhe të ligjit për Dekriminalizimin. “Ligj plot me absurditete”, tha avokati i Dashamir Tahirit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi në fund të muajit dhjetor mandatin Tahirit, Shkëlqim Selamit dhe kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.

Ndërkohë një ditë më parë padi në Administrative ka bërë dhe Shkëlqim Selami.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe