​KQZ u bën apel KZAZ-ve: Mos
ndërprisni numërimin e votave

​KQZ u bën apel KZAZ-ve: Mos<br />ndërprisni numërimin e votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve që të vazhdojnë pa ndërprerje procesin e numërimit të votave. “Apel KZAZ të vijojnë pa ndërprerje numërimin e votave dhe të shmangim pushimet e shpeshta . Edhe aty ku ka mbaruar numërimi për kandidatët të vijojë patjetër numërimi për këshillat bashkiakë dhe të evidentojnë çdo parregullsi”, u shpreh zëdhënësja e KQZ-së.
 
Gjithashtu, KQZ kërkoi respektimin e vendimit për të mos lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në ambientin ku po zhvillohet numërimi i votave. “Thirrje të gjitha KZAZ-ve të respektojnë vendimin e KQZ-së e të mos lejojnë të fusin persona të pa autorizuar nga QKZ apo KZAZ. S’ka vend për kandidatë që konkurrojnë për anëtarë të Këshillave bashkiakë. Kjo gjë e bën të pamundur menaxhimin e numërimit të votave. Apel partive politike dhe kandidatëve të këshillave bashkiakë të respektojnë vendimin e KQZ-së ku përcaktohet se në vendin e numërimit të votave mund të qëndrojnë vetëm anëtar i KZAZ, anëtar i numërimit të votave përfaqësues të akredituar të medies,vëzhguesit, kandidatë për kryetar bashkie”, përfundon deklarata.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës