​KQZ: Zgjedhjet drejt kolapsit
po pengohen komisionerët

​KQZ: Zgjedhjet drejt kolapsit<br />po pengohen komisionerët
TIRANE-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dhënë alarmin se zgjedhjet mund të futen në kolaps, pasi drejtuesit e instuticioneve nuk lejojnë komisionerët që të trajnohen dhe tër nisin përgatitjet për procesin zgjedhor.

Sipas KQZ, institucionet e cilësojnë politik angazhimin e punonjësve si komisionerë dhe për pasojë nuk u japin leje. Nëse kjo situatë që po ndodh me komisionerët do të jetë e njëjtë edhe për anëtarët e qendrave të votimit, atëherë sistemi rrezikon kolapsin, deklaron KQZ.

“Nëse kjo situatë problematike e krijuar vetëm për 720 komisionerët e KZAZ-ve, vijon edhe për rreth 37 mijë komisionerët e KQV-ve dhe GNV-ve, procesi zgjedhor rrezikon të futet në kolaps. Pa komisionerë nuk mund të ketë zgjedhje, ndaj drejtuesit e administratës shtetërorë duhet të jenë përgjegjshëm dhe të mos bëhen pengesë”, u shpreh zëdhënësja Drilona Hoxhaj sot në një konferencë për shtyp.

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ngriti sot paradite shqetësimin për pengesat që i po i shkaktohen komisionerëve zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune.
“Ashtu si në Kodin Zgjedhor edhe në VKM nr. 473 të datës 1.06.2017, angazhimin si komisionerë të KZAZ-ve, KQV-ve apo GNV-ve, nuk e konsideron angazhim për qëllime politike apo elektorale, por e konsideron vetëm si një angazhim administrativ.
Pranë KQZ-së kanë ardhur shqetësime lidhur me vonesat në dhënien e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisionerë zgjedhorë, me vendim të KQZ-së, të cilët kanë depozituar kërkesa pranë burimeve njerëzore të institucioneve ku ata punojnë dhe nuk po marrin përgjigje”, u shpreh Hoxhaj.

KQZ thirrje: Drejtoret te reagojne e mos krijojne pengesa artificiale
Punonjesit e administrates kane paraqitur kerkesat tek eproret por keta te fundit kane qendruar ne heshtje. Heshtjen e tyre e thyen KQZ qe ka vendosur te beje apel dhe u ben thirrje drejtoreve te lejojne punonjesit e administrates te mos e bllokojne procesin.
KQZ vlerëson se, vonesa e këtyre përgjigjeve, mos dhënia e lejeve për të ushtruar funksionin e komisionerit zgjedhor po pengon administrimin e procesit zgjedhor, pasi komisionerët nuk mund të kryejnë detyrat e tyre të ngarkuara nga Kodi Zgjedhor.

“Mos respektimi i qoftë dhe një afati ligjor, ndikon negativisht në të gjithë veprimtarinë e administratës zgjedhore në funksion të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve”, theksoi zëdhënësja duke shtuar në këtë pikë se, “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të administratës publike, që të reagojnë menjëherë pas këtij apeli të KQZ-së, dhe të mos krijojnë pengesa artificiale të cilat cënojnë procesin zgjedhor”.

Por çfarë parashikon vendimi i qeverisë mbi punonjësit e administratës që angazhohen si komisionerë zgjedhor?
Me një vendim të vecantë, Qeveria nuk ndalon pjesmarrjen e punonjësit të administratës si komisionet zgjedhor. Por më parë ai duhet të njoftojë eprorin me shkrim dhe pasi ky i fundit t’i ketë dhënë lejen, atëhere punonjësi mund të trajnohet si komisioner.
5. Punonjësi i administratës shtetërore ka të drejtë të angazhohet si komisioner zgjedhor, në përbërje të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, pasi të ketë njoftuar paraprakisht me shkrim eprorin direkt dhe njësinë e personelit për këtë veprimtari dhe të ketë marrë lejen me shkrim nga eprori direkt. Angazhimi si komisioner nuk duhet të ndikojë në përmbushjen e detyrave funksionale si pjesë e shërbimit civil.

Të dielën afati për vëzhguesit, KQZ: KZAZ urgjent në punë dhe në fundjavë
Po so, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se, nesër është afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për akreditimin e vëzhguesve zgjedhorë.
Por sipas KQZ, komisionerët nuk qëndrojnë në detyrë në fundjavë, ndaj KQZ tërheq vëmendjen se e shtuna dhe e diela janë punë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë

Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë