​Kreu i federatës armene: Ndeshja
ndaj Shqipërisë tradhti kombëtare

​Kreu i federatës armene: Ndeshja<br />ndaj Shqipërisë tradhti kombëtare
Presidenti i federatës së futbollit në Armeni, Ruben Hayrapetyan ka folur për tradhti gjatë ndeshjes Armeni-Shqipëri, që i siguroi ekipit kuqezi pjesëmarrjen në Euro 2016.

Kreu i federatës armene foli dhe për lajmet që qarkulluan në medien ndërkombëtare se disa futbollist të kombëtares së Armenisë kishin marrë 2 milionë euro për të shitur ndeshjen.

“Federata e Futbollit dhe ekipi kombëtar janë pronë e të gjithë kombit. Unë, si president i federatës do të bëj çdo gjë për të tejkaluar këtë krizë. Futbollistët e ekipit tonë nuk duan të luajnë. Dhe po t’i referohemi asaj që ndodhi kundër Shqipërisë, ka pasur një tradhti gjatë asaj ndeshje. Nëse edhe trajneri më i mirë do të drejtonte ekipin tonë kundër Shqipërisë, rezultati do të ishte sërish i njëjtë”, shprehet Hayrapetyan.

Shqipëria fitoi 3-0 ndaj Armenisë duke siguruar për herë të parë një histori pjesëmarrjen në një Kampionat Evropian.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën