TIRANE-Mos u habisni kur një patrullë policie t’ju kontrollojë në rrugë, në makinë, në lokalin ku jeni ulur për të pirë kafe. Në gjithë vendin ka nisur zbatimi i një plani veprimi nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me policët civilë.

Mësohet se Policia e Shtetit do fusë në veprim një plan veprimi me policinë civile në terren në kuadër të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë, personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike etj.
 
Sipas Policisë së Shtetit, kontrollet e befasishme do të shtrihen në të gjithë vendin, në akset rrugore nacionale , në qytete, në makina, automjete e lokale.
 
Ndërkaq mësohet se gjatë 12 orëve të fundit në të gjithë vendin janë ushtruar kontrolle në 1289 automjete, në 176 lokale dhe rreth 1500 shtetas. Nga kontrollet janë sekuestruar dy armë zjarri dhe dhe një sasi lëndë narkotike.
 
Kontrollet do vijojnë në mënyrë të befasishme edhe në ditët në vijim.

[gallery]20635[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)