KRUJË- Një zjarr ka rënë në lagjen Mece në qytetin e Krujës në perëndim të kalasë së qytetit.

Zjarri ka rënë në periferi të kësaj lagje në një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre dhe është përhapur me shpejtësi për arsye të pranisë në këtë sipërfaqe të barërave të thata të ndihmuar edhe nga era që frynte.

Dy zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e zjarrit dhe kanë filluar punën për bllokimin e tij për të mos e lejuar qe ti afrohet banesave.

Sipërfaqja e djegur llogaritet rreth 2 hektarë por fatmirësisht është evituar rreziku që zjarri të depërtonte dhe të përfshinte banesat.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com