KSAMIL-Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mësohet se në aksident janë përplasur një mjet dhe një motor, ku drejtuesi i këtij të fundit ndodhet në gjendje të rëndë.

Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, ndodhen në spitalin e Sarandës, ndërsa policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com