Gjinekologët vendas dëshmojnë se normat e infertilitetit po shënojnë rritje nga viti në vit. Përafërsisht, rreth 13% e çifteve të reja nuk sjellin në jetë fëmijë, si pasojë e infertilitetit. Mes shkaqeve, vendin e parë e zënë infeksionet e patrajtuara.
“Rreth 75% e grave dhe vajzave ndeshen njëherë në jetën e tyre nga një infeksion gjinekologjik. Si rezultat i këtyre infeksioneve të patrajtuara mirë, si rezultat i rritjes së moshës për shtatzëni, pasi femrat duan të mendojnë njëherë për karrierën e pastaj për fëmijë, si rezultat edhe i faktorëve të ambientit, të një ambienti jo të pastër, ulet edhe përqindja e spermograës. Rreth 20% për arsye mashkullore, 40-50% të femrave, ndërsa pjesa tjetër është për arsye të përziera femër dhe mashkull”.
Mjekët thonë se shkak për infeksione bëhet higjiena jo e mirë. Madje, në periudhën e verës, frekuentimi i plazheve dhe pishinave shton infeksionet tek gratë dhe vajzat. / Tv Klan
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com