​“Dehu vdekjen ky lugat!”, poezia
e Agollit që satirizon Berishën

​“Dehu vdekjen ky lugat!”, poezia<br />e Agollit që satirizon Berishën
TIRANE-Dritëro Agolli kishte një penë të artë. Shumë nga poezitë e tij janë bërë këngë, disa të tjera plot satirë fshikëllojnë zyrtarë. Mes tyre spikat një poezi e famshme ku ai satirizon Presidentin e aso kohe, Berishën.

Veç me vdekjen s’jam takuar kurrë,
Ndaj e pres nderuar ne shtëpi,
Për respekt një qengj manar në furrë,
Për humor një shishe me raki.
Do ta ftoj ne sofër tok te pijmë,
Vdekja mbretëreshë e unë mbret!
Dehur bashkë natën do ta gdhijmë,
Dehur do te dalim ne qytet.
Xurxull vdekja do këndojë: “U prisha,
Moralisht u prisha!…Ah, ç’mëkat!”
Do çuditet president Berisha:
“Paska dehur vdekjen ky lugat!”…
#Dritëro Agolli


(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…