Katër ditë nga zgjedhjet vendore për Kryetar Bashkie të Kavajës, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash.
Oficerë të policisë në Kavajë, oficerë operacionalë nga Policia e Shtetit, FNSH-ja dhe oficerët e anti-terrorit do të angazhohen ditën e Dielë për të shmangur çdo incident.
Burime të Report TV nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se prej ditës së mërkurë forcat operacionale ndodhen në Kavajë për të zbatuar planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit. Është lënë porosi që patrullat e policisë do të jenë me nga 3-4 efektivë.
Gjithashtu nuk do të lejohen të ketë protesta apo grumbullime të partive politike pranë qendrave të votimit dhe numërimit. Policia thotë se do të ndërhyjë në çdo rast, nëse do të tentohet bllokimi i qendrave të votimit apo të numërimit. Policia thotë se masat janë marrë në kuadër të zhvillimit normal të zgjedhjeve në Kavajë, dhe nuk kanë lidhje me paralajmërimet e Partisë Demokratike.
Por burime të Report TV thonë se ka masa shtesë në mënyrë që të mos cënohet procesi zgjedhor nga militant të partive politike.
Zgjedhjet në Kavajë do të zhvillohet këtë të dielë dhe më herët partia Demokratike ka paralajmëruar se do të ketë dhunë, një skenar nga i cili është tërhequr më pas, por Policia thotë se ka marrë masat për çdo situatë.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com