​“Vij nga Finlanda në Bunk’Art2
të mësoj të kaluarën shqiptare”

​“Vij nga Finlanda në Bunk’Art2<br />të mësoj të kaluarën shqiptare”
TIRANE-“Është gjë e bukur, të dish e të mësosh mbi të kaluarën e popullit që i përket. Është interesante. Jam shqiptar dhe vij nga Finlanda”. 

Kështu shprehet një i ri shqiptar nga mjediset e 'Bunk'Art 2'  ku jep përshtypjet e tij pas vizitës në muzeun e nëndheshëm.

Në një video të publikuar sëfundmi edhe kryeministri Rama vihet re që edhe interesi i qytetarëve për të vizituar këtë muze ka qenë i lartë. Disa prej vizitorëve janë shprehur se pa histori një popull nuk ka ekzistencë.

Veç atyre që në këtë muze kujtojnë të afërmit e tyre të ekzekutuar barbarisht nga diktatura dhe atyre që kanë vuajtur nga regjimi, Bunkeri ka ngjallur interes edhe tek të rinjtë.

Vlerësimet kapin skaje, si ato që shprehin frikë, edhe ata që ju kujtohen tmerret e komunizmit, por edhe si të rinj që e shohin këtë pjesë të historisë si një ngjarje që ndoshta nuk ka shumë lidhje me të tashmen.

“Këto janë mistere. Mjerë ata që e vuajtën atë kohë”. Shprehet një tjetër vizitor në ‘Bunk’Art2’.

“Të vinë të shohin, sidomos brezi i ri, të vijë ta shohë e të mësojë”, thotë një tjetër.

Dhe të rinjtë nuk kanë ngurruar ta vizitojnë.
“Përjetova atë ndjenjën e komunizmit, nënshtrimit, terrorit e dhunës që është jetuar”.

‘Bunk’Art 2’ ka ngjallur jo vetëm interesin e shqiptarëve, por edhe mediave botërore. 55 media të huaja nga më prestigjozet shkruajtën mbi çeljen e këtij muzeu kushtuar viktimave të komunizmit. Ëashington Post , Associates Pres apo dhe Daily Mail janë disa nga mediat qe i kane kushtuar jo pak hapsire ketij muzeu.

Muzeu ndodhet në qendër të Tiranës, që lidh gjithë institucionet qendrore me rrugët e nëndheshme është tërësisht i dukshëm. Ajo ndodhet në oborrin e brendshëm të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Transportit si dhe Teatrit Kombëtar. Është i hapur për të gjithë vizitorët për gjatë gjithë javës nga ora 10:00 deri në 19:00.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull