LEZHE- Në mbrëmjen e së premtes rreth orë 22:00 është dhunuar me sende të forta kryeplaku i fshatit Rrabosht, Gjovalin Gjini, përfaqësues i LSI-së, i cili ndodhej në një dyqan në qëndër të fshatit.

Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar me mjete të forta kryplakun Gjini, i cili per disa ore qendroi në spitalin e Lezhës. 

Të pranishëm në spital ndodhen kanditati për deputet i LSI-së, Viktor Tushaj dhe deputeti Petrit Gjoni. 

I pyetur nga gazetarët e Shqiptarja.com, Tushaj është shprehur se kjo është një ngjarje mjaftë e rëndë dhe se nuk është hera e parë që njerzit e LSI-së dhunohen dhe kërcënohen.

"I bëj thirrje policisë që të zbardhet ngjarja dhe të ndërhyet për të identifikuar agresorët. Ata janë njerëz të Partisë Socialiste. I bëj thirrje dhe kryesueses së listës Lindita Nikollës që të ndërhyjë për të ndaluar këto veprime, pasi situate sap o vjen e agravohet çdo ditë e më shumë', është shprehur Tushaj. 

lzh
Policia: Gjovalin Gjinin e rrahen 'maskat' me shkop bejzbolli
Policia solli detaje mbi ngjarjen e djeshme. Sipas njoftimit, mesohet se persona te maskuar rrahen kryeplakun e Rraboshtes me shkop bejzbolli. Sipas policise, Gjovalin gjini eshte jashte rrezikut per jeten, por nuk ka dhene detaje mbi autoret, pasi sic eshte shprehur ai, 'nuk i ka njohur'. 

Më datë 16.06.2017, rreth orës 21:09 është marrë njoftim se në vendin e quajtur fshati Rraboshtë , Njësia Administrative Kallmet në Lezhë, nga persona të pa njohur dhe të maskuar është goditur me sende të forta shtetasi Gj.Gj. 38 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë Lezhë me detyrë Kryetar i fshatit Rraboshtë Lezhë, i cili është paraqitur pranë Spitalit Rajonal Lezhë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Me të marrë njoftim, nga ana jonë është formuar grupi hetimor që ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore e proçeduriale , ku është konstatuar se rreth orës 21:00, në kohën që shtetasi Gj.Gj. ka zbritur nga automjeti tij është përballur me katër persona të pa njohur nga ana e tij, të cilët kanë qenë të maskuar në fytyrë për të mos u njohur dhe sipas deklarimit të personit kanë patur armë zjarri. 

Pasi e kanë ofenduar shtetasin e lartpërmendur, kanë filluar që ta godasin me sende të forta (shkop bejzbolli ) duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Gjithashtu kanë goditur me mjete te forta edhe automjetin duke i thyer xhamin dhe shkaktuar dëmtime të tjera .

Shtetasi Gj.Gj., pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar për në banesën e tij pa dëmtime të rrezikshme për jetën , si dhe ka deklaruar se personat autorë nuk i ka njohur dhe se nuk ka asnjë konflikt me ndonjë person konkret. 

"Nga ana jonë po punohet për të bërë të mundur identifikimim dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje si dhe sqarimin e plotë të motiveve, fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, per veprat penale të parashikuara nga nenet 89-150 dhe 25 "Plagosje e lehtë " "Shkatërrim prone” e kryer në bashkëpunim", citon Policia.

Redaksia Online
d.b/Er.K/Shqiptarja.com