Kandidati i djathtë në Bashkinë Lezhë, Fran Frrokaj ia ka dalë që të marrë mbi 12% më shumë vota se sa ka marrë vetë koalicioni. Frrokaj fitoi me 55.31% të votave përballë Viktor Tushajt të ASHE-së, i cili mori 44.69%. Specifikisht në numër votash rezultati ishte 21 146 vota me 17 083 vota.
Sa i takon votës për këshillin bashkiak, partitë e koalicionit të majtë kanë marrë 51.20% ose 19 712 vota. Në këtë bashki, edhe pse me kandidat të LSI, kjo parti ka marrë një rezultat zhgënjyes duke dalë parti e katërt, gjë e cila nuk ka ndodhur në asnjë bashki tjetër.
Ndërsa partitë e koalicionit të djathtë kanë siguruar 43.10% ose 16 593 vota. Fakt interesant është rezultati i Partia Ora e Shqipërisë, e cila ka marrë rreth 4 mijë vota.

(Shpërndarja e votave sipas kandidatëve)
Sa i takon mandateve të këshillit bashkia, PD ka marrë 7, POSH 5 ndërsa LZHK, PBKD, PR, KONS, BLD dhe PBD nga një mandate. Ndërsa PS 5, LSI 4, PDIU 2, PSM 2 dhe PPAK, PASH, PRRL, PSV91, FRD, PKSH-8NENTORI, PSHA, G99 dhe PDK nga një mandate. Kjo do të thotë se shumicë do ta ketë koalicioni i majtë.

(Shpërndarja e votave sipas partive)
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com