​LSI merr pjesë në zgjedhje
dorëzon kërkesën në KQZ

​LSI merr pjesë në zgjedhje<br />dorëzon kërkesën në KQZ
TIRANE-LSI ka mbyllur çdo dyshim.

Forca e drejtuar nga Ilir Meta do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ajo ka dorëzuar dokumentat e regjistrimit dhe KQZ pritet ta zyrtarizojë të mërkurën si garuese në zgjedhje. Sipas vendimit ët kqz-së që pritet të votohet ne mbledhjen e nesërme, LSI ka paraqitur kërkesën për regjistrim që në datën 20 mars.

Në këtë datë KQZ ka regjistruar zyrtarisht dhe aleatin e LSI, Partinë Socialiste.

Ndërkohë opozita ka deklaruar deri më tani se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
 
"Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, me shkronja nistore “LSI”, nëpërmjet Kryetarit të saj,   z.Ilir Meta, ka paraqitur pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën dhe dokumentacionin përkatës për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin që do të zhvillohen më datë 18 Qershor 2017, administruar me nr.1648  prot., datë 20.03.2017', citohet në kërkesën e LSI drejtuar KQZ-së.

Ndërkohë Partia Socialiste është regjistruar si subjekt zgjedhor pak ditë më parë, kurse opozita ka deklaruar bojkotin e zgjedhjeve të 18 qershorit.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg