​‘Lulzim Berisha’, Prokuroria e
Durrësit ia kalon dosjen TiranësArkiv/Lajmet për Lul Berishën

​‘Lulzim Berisha’, Prokuroria e<br />Durrësit ia kalon dosjen TiranësArkiv/Lajmet për Lul Berishën
TIRANË-Gjashtë gjyqtarët që i ulën në dy vite dënimin Lulzim Berishës dhe e liruan atë më 5 dhjetor 2016 do të hetohen nga prokuroria e Tiranës.
 
Këtë të premte prokuroria e Durrësit ka shpallur mos kompetencë për hetimin e gjyqtarëve me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dosja është transferuar në Tiranë.
 
Në një njoftim për median, prokuroria e Durrësit bën me dije se “ka krijuar dyshime te arsyeshme se lirimi i te dënuarit ka ardhur si rezultat i "shpërdorimit te detyrës" se disa gjyqtareve te Durrësit, të cilët kanë shqyrtuar kërkesat për ulje dënimi të të dënuarit, në kohe të ndryshme, kryesisht gjate dy viteve të fundit.
 
Prokuroria e Durrësit vlerëson se hetimi duhet të shtrihet edhe në vendimmarrjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Durrësit.
 
Më tej sqaron akuza e Durrësit “duke pasur ndalim ligjor që të zhvillojë hetime mbi gjyqtarët e të njëjtit rreth, Prokuroria Durrës shpalli moskompetencën dhe i përcolli aktet e deritanishme për hetim të mëtejshëm në Prokurorinë e Tiranës.
 
Në sitën e prokurorisë së Tiranës pritet të kalojë dhe vendimi i tre gjyqtarëve të Apelit në Durrës, mes tyre Arben Vrioni, Petrit Ceno dhe Anita Mici, të cilët vendosën më 5 dhjetor lirimin e Berishës me kusht.
 
Lulzim Berishës i kishin mbetur edhe 5 vite dënim për të vuajtur, pasi në 2014 Gjykata e Lartë i hoqi atij dënimin me burg përjetë, duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burg.
 
Aktualisht lirimi i Berishës është kontestuar nga prokuroria me anë të një rekursi edhe në Gjykatën e Lartë, ku pritet që në muajin shkurt të zhvillohet procesi i parë gjyqësor pas caktimit të Kolegjit Penal.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane