Vazhdojnë dramat me shkollat të cilat janë jashtë çdo standarti për të vijuar mësimin normalisht.
 
Këtë radhë Report Tv ka qenë në fshatin Kamçisht dhe Pirrë të Lushjës.
 
Shkollat në të cilat zhvillohet mësim janë të shekullit të kaluar, ato më shumë ngjajnë me një stallë se sa me objekte ku merren dijet.
 
Bankat dhe karriget janë të kohës së komunizmit.

[gallery]23786[/gallery] 

Problematika më e madhe është në shkollën e fshatit Kamçisht, e cila është pa asnjë kusht higjienosanitar.
 
Nuk ka as tualete, muret janë të mbuluar nga myku dhe lagështira, çatia në kohë shirash pikon e tëra, dritare nuk ka, mungon ndriçimi, bankat dhe karriget janë të shkatërruara.
 
Në lidhje me këtë problem insistuam të flisnim me drejtorin e shkollës, por ky i fundit i frikësuar nga penalizimi për ankesat nuk pranoi të prononcohet.

shkollat lushnje
Tualeti në Shkollën në Kamçishtë
 
Situata e njëjtë është edhe në shkollën 9-vjeçare të fshatit Pirrë, në njësinë administrative Bubullimë.

Edhe kjo shkollë është tërësisht e amortizuar, por jo aq sa shkolla e fshatit Kamçishtë.
 
Ajo cfarë është më problematike në të janë mungesat në bazën materiale.
 
Edhe në këtë shkollë muret janë gjithë lagështirë, banka dhe karrige nuk ka.

shkolla ne pirre
 Ambientet e Shkollës në Pirrë

Të shumta kanë qenë rastet ku prindërit janë detyruar të braktisin fshatin, pasi fëmijët e tyre nuk kanë pranuar që të ndjekin mësimet në kushte të tilla.
 
Ditët e fundit kanë filluar të bëhen disa "arnime" në shkallë, por problematike mbetet gjithçka që ka të bëjë me të, jo vetëm shkallët apo një pjesë muri.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com