Sipas policisë 76-vjeçari me inicialet Q.Ç po drejtonte një motoçikletë kur, rreth orës 21:10, është përplasur nga një zetor që drejtohej nga një 57-vjeçar me inicialet B.Ç.
I ndjeri është dërguar menjëherë për në spital pas përplasjes, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Është shoqëruar shtetasi B.Ç në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Lushnje
Informacion paraprak
Në datën 28.08.201, rreth orës 21:10, në fshatin Ngurrëz e Madhe, Lushnje, shtetasi B.Ç, 57 vjeç, banues në Ngurrëz, duke drejtuar mjetin tip zetor është përplasur me një motorcikletë që drejtohej nga shtetasi Q.Ç, 76 vjeç, banues në Ngurrëz, Lushnje.
Shtetasi Q.Ç ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Eshtë shoqëruar shtetasi B.Ç në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com