​Majmunët mund të flasin, por
nuk kanë inteligjencën e nevojshme

​Majmunët mund të flasin, por<br />nuk kanë inteligjencën e nevojshme
Zbulimi se majmunët kanë ndërtimin e nevojshëm biologjik për të artikuluar fjalë ka ardhur si përfundim nga një studim i kryer nga një grup studiuesish të Universitetit të Princton dhe Universitetit të Vjenës.

Gjatë këtij studimi, studiuesit zbuluan se vibrimi i ajerit në grykën e këtyre kafshëve ishte në gjendje të krijonte fjalë dhe madje fjali ashtu si te njeriu edhe pse nuk ishin aq precize.

Ky studim hedh poshtë pretendimet e mëparshme se majmunët nuk ishin në gjendje të artikulonin fjalë si pasojë e limitimeve biologjike. Studiuesit shprehen se arsyeja e vetme që këto kafshë nuk mund të flasin është mungesa e inteligjencës së nevojshme.

“Shpresoj që ky studim të hedhi poshtë pretendimin e mëparshme se limitimi i trakut vokal është arsyeja që majmunët nuk mund të flasin”, është shprehur për “dailymail”, profesori i Universitetit të Vjenës Tecumseh Fitch.

Edhe pse ndajmë rreth 96% të ADN-së tonë me disa lloj majmunësh, njeriu është primati i vetëm që ka arritur të zhvillojë aftësinë e të folurit.

Redaksia Online
(D.T/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Pse Berisha dhe Meta sulmojnë megaoperacionin e SPAK!

Pse Berisha dhe Meta sulmojnë megaoperacionin e SPAK!