​Mandati për Prengën, KQZ:
Prokuroria të sjellë dokumente

​Mandati për Prengën, KQZ:<br />Prokuroria të sjellë dokumente
TIRANE-KQZ do të vendosë sot për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga.

Para anëtarëve të KQZ, avokati i Prengës theksoi se, kjo kërkesë e prokurorisë është tentativë për të goditur politikisht deputetin.

“Nuk kemi asnjë dokument nga prokuroria”, tha ai.

Mungesa e dokumentacionit u mor parasysh nga KQZ, ku kryetari Biba tha që do in kërkojnë Prokurorisë që të dërgojë dokumentacion shtetsë.

Cfarë kërkon prokuroria
Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e mandatit për deputetin Prenga pasi rezulton që nuk ka deklaruar:
-Një dënim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, me 450 000 lekë gjobë
 -Si edhe faktin që rezulton me precedentë penale në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur,  deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos.
 Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane.
Pikërisht për këtë arsye Prokuroria regjistroi hetim penal kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vendim që pasoi me përplasje deklaratash mes dy institucioneve, madje kryetari i KQZ, Denar Biba informoi edhe ambasadorët dhe krerët e shtetit për veprimtarinë e institucionit që drejton në lidhje me procesin e dekriminalizimit.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg