​Marrëveshja, Avokatja e Popullit
pjesë e komisionit të Vettingut

​Marrëveshja, Avokatja e Popullit<br />pjesë e komisionit të Vettingut
Në një kohë kur kasta e drejtësisë pritet të kalojë në sitën e “Vettingut” në krye të institucionit të Avokatit të Popullit pas paktit PS-PD është emëruar Erinda Ballanca.

Ajo është një avokate e njohur për lidhjet e saj me familjen e Sali Berishës, teksa ka mbrojtur ne gjykatë edhe Lulzim Bashën dhe drejtues te tjerë të lartë të Partisë Demokratike.
 
Pasi ka përfunduar procesi i administrimit te kandidaturave për Vettingun dhe Këshillit te Lartë Gjyqësor që tashmë ndodhen në parlament, institucioni i Avokatit të Popullit që tashmë drejtohet nga Erinda Ballanca do të drejtojë një nga komisionet “Ad Hoc” që po përzgjedhë kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
 
Kandidaturat pasi marrin bekimin e komisionit “Ad Hoc” që drejtohet nga Avokati i Popullit i kalojnë më pas për shqyrtim edhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
 
Ndërkohë në fund kandidaturat pritet të kalojnë në parlament për votim.
 
Erinda Ballanca ka lidhje të ngushta edhe me familjen Berisha. Ajo ishte avokatja e Sali Berishës në gjyqin me nënën e kryeministrit aktual, Aneta Rama, që e akuzoi Berishën për shpifje.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë