Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” ka zhvilluar mitingun përmbyllës në Bashkinë Kamëz. Në fjalën e mbajtur nga kryeministri, Edi Rama, ai u bëri thirrje votuesve të kësaj bashkie të mbështesin me votë kandidatin e majtë, Safet Gjici.
““Zgjedhja e 21 qershorit është një zgjedhje shumë e qartë, midis dikujt që ka 12 vjet që e drejton bashkinë e Kamzës dhe që e nisi si njëri nga ju dhe e përfundoi si njëri i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për vjedhje të parave tuaja dhe një njeriu tjetër, i cili po ashtu e nisi si njëri nga ju dhe bëri sukses në rrugën e sipërmarrjes, bëri sukses në sport, bëri sukses në drejtimin e një institucioni. Ai kthehet këtu, jo për të marrë, por për të dhënë, jo për të rrëmbyer, por për të shërbyer. Kush zgjedh Xhelal Mziun zgjedh të lërë Bashkinë Kamzës mes humbjeve të mëdhenj të 21 qershorit, kush zgjedh Safet Gjicin zgjedh t’ia bashkoi trenit të gjatë të fitores së 21 qershorit”, tha Rama.
Kryeministri nënvizoi më tej se më 21 qershor është koha për një votim të përgjegjshëm dhe i siguroi se “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” do t’ua kthej investimin me votë. “Unë besoj se është koha që të gjithë ata të cilët kanë të drejtë vote në Kamëz, pjesëtarë të çdo familjeje të shkojnë të votojnë më 21 qershor, jo thjeshtë për partinë që ata duan por për fëmijët e tyre që u detyrohen një votim të përgjegjshëm, një votim të arsyeshëm. Dua t’iu siguroj se sa më shumë, ju banorë të Kamzës dhe Paskuqanit të investoni me votën tuaj besimin tek kandidati ynë dhe tek aleanca jonë, aq më shumë do të punojmë për t’ua kthyer 100-fish këtë investim.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com