Pasi la Shqipërinë, kancelarja Merkel u nis për në Beograd ku u takua me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç. Ndërsa e ka vlerësuar për reformat ekonomike të ndërmarra nga qeveria, Merkel komentoi rreth situatës ku theksoi se Serbia nuk do të bëhet si Greqia.
 
E pyetur nga gazetarët se çfarë nënkuptonte me “Serbia nuk do të bëhet si Greqia”, ajo vuri në dukje si situata midis dy vendeve nuk është e njëjta. Sipas Merkelit “gjërat në Greqi nuk po shkojnë siç duhet”  duke theksuar se situata në shtetin helen tregojnë se ka një problem me borxhin e madh.

 Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)