BERLIN-Ajo është gruaja më ‘e fuqishme’ në Botë, por pazaret i bën vetë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel është fotografuar duke bërë pazar në supermarketin e lagjes së saj në Berlin. Mediat shkruajnë se ajo ka blerë gjalpë, patate, gjizë, piper.
Po sipas tyre, pohohet se shitësi i supermarketit ka thënë se, Merkel ka shkuar për të blerë ushqime vetë, të paktën 30 herë. Kuptohet, e shoqëruar nga badigardët.
Në orën 15:00 ajo dha një konferencë për shtyp, në orën 15:50 ishte duke paguar në arkën e supermarketit.
“Jo ndonjë gjë shumë festive, blerje normale,” tha shitësi.
E vetmja gjë e ëmbël që bleu Merkel ishte një kuti me çokollata ‘Mon Cheri’ që kushtoi 5 euro.
Pasi i uroi Krishtlindjen shitësit, u largua.
Merkel aktualisht është në një moment të vështirë, pas sulmit të radhës terrorist në Berlin.
Shumë gjermanë bëjnë pikërisht atë përgjegjëse për këto sulme, duke qenë se ka lejuar hyrjen e qindra mijëra personave që vijnë nga Siria.
Këto sulme kanë tronditur edhe pozitat e saj, për mandatin e katërt të kancelares.

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com