Ç’kodimi i një mesazhi të përcjell në rrjetet online nga një tifoz ultras serb ka vënë në alarm agjentët e antiterrorist dhe Policinë e Shtetit. 

“Gjatë momentit që do të luhet himni shqiptar, kur të nis ndeshja në Elbasan duhet që në sheshet e qyteteve Durrës, Shkodër, Lezhë, Krujë e Vlorë të ngrihen flamujt me simbolet serbe”.

Ky mesazh dyshohet se është dërguar nga ultrasi serb i cili jeton në Londër dhe ka komunikuar me kontaktet e tij në Beograd dhe Tiranë.

Të njëjta burime sqaruan për ReportTv se në terren janë 40 agjentë të cilët do të ndërhyjnë në rast të tentativave për ngritjen e simboleve kombëtare serbe përfshi flamuj apo banderola, të cilat mund të nxisin konflikte midis tifozëve.


mesazh kercenues ultrasit

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)