TIRANË-Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për mësuesin 64-vjeçar Hasan Martani nën akuzë për ngacmim seksual dhe vepra të turpshme me të mitur.

Hasan Martani, mësuesi i matematikës në shkollën 9- vjeçare “Mustafa Lleshi”, në Kashar të Tiranës, i arrestuar pas denoncimit për ngacmim seksual të një nxënëseje të klasës së 7 ka dalë sot para trupit gjykues.
 
64 vjeçari, i cili për një vit dilte në pension, ka mohuar akuzat për të cilat është arrestuar dhe gjithçka që ka thënë nxënësja kundër tij.
 
“Zonja gjyqtare, për sa kohë jam mësues, por dhe në të gjithë jetën time jo që s’kam bërë kurrë vepra të turpshme por s’kam ngacmuar askënd, ndaj gjithçka është trillim”, deklaroi mësuesi në gjyq.

Por pavarësisht deklaratave, prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për mësuesit, kerkese qe trupi gjykues e mori parasysh duke vendosur ‘arrest me burg’ për mësuesin.

Ngacmimet sipas hetimeve ishin në rrjetet sociale Facebook me përmbajtje ngacmuese. Por këto mesazhe mësuesi i hodhi poshtë duke deklaruar se ka qenë një ngatërresë dhe ato si drejtoheshin nxënëses por një personi tjetër që jetonte jashtë vendit.

Episodi është shënuar në Janar ndërsa për të prokuroria e Tiranës po kryehen hetimet pasi avokatët pretenduan dhe për një kallëzim të rremë nga nëna e 14- vjecares, nxënëse në shkollën ku jepte mësim Martani.

hasan martani
(Mësuesi, Hasan Martani para gjykatës)