Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë një takimi elektoral në qytetin e Mallakastrës, ka deklarua se në zgjedhjet lokale të 21qershorit, ky qytet do të jetë në krye sa i takon votës për koalicionin e majtë. Kreu i LSI-së shoqërohej në këtë takim nga kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Mallakastrës, Shyqyri Kapllani, deputetët e LSI, Petrit Vasili dhe Robert Bitri si dhe deputeti i PS-së, Piro Lutaj.
“Mallakastra pa asnjë diskutim që do të tregojë me votën e saj plebishitare më 21 qershor se do të jetë ndër të parat në krye të drejtimit të duhur duke votuar në mënyrën më bindëse Shyqyri Kapllanin. E them këtë me bindje sepse populli i Mallakastrës ka shkëlqyer në të gjitha momentet më të vështira dhe përcaktuese për historinë e vendit tonë dhe të kombit tonë”, tha Meta.
“Mallakastra edhe në vitin ‘92, kur Saliu ishte në kulmin e fuqive dhe i hodhi hi syve të gjithë Shqipërisë, ishte nga të paktat rrethe që i tha “jo” dhe më pas vetëm 5 muaj më pas, në korrik të ’92-it, e gjithë Shqipëria u kthye në Mallakastër dhe e la Saliun në minorancë. Ndaj unë jam i bindur se Mallakastra do të jetë në krye të kësaj fitore të madhe më 21 qershor.”
Duke folur për reformat e kryera të koalicionit të majtë, Meta nënvizoi se, “ne jemi të ndërgjegjshëm që në 18 muaj nuk mund të zgjidheshin shumë prej tyre, por e dini shumë mirë se vetëm mbështetja për të majtën e bashkuar, për këtë koalicion, që po bën reforma shumë të mëdha, do të bëjë të mundur që edhe shumë probleme, edhe shumë borxhe që kemi ndaj Mallakastrës dhe mallakastriotëve, t’i shlyejmë me punë duke filluar nga 21 qershori.”
Lideri i LSI-së tha se reforma administrative territoriale është e një rëndësie historike, sepse krijon për herë të parë mundësinë që të bashkohen kaq shumë resurse. “Të gjitha resurset e Mallakastrës do të na japin mundësinë për të bërë më në fund politika zhvillimi si pushtet vendor për të zgjidhur shumë çështje që deri më tani për shkak të këtij fragmentimi të jashtëzakonshëm ishin tërësisht të pamundura për t’u menaxhuar”, u shpreh ai.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com