​Meta: Emri i Presidentit të ri
duhet të jetë Konsensusi

​Meta: Emri i Presidentit të ri<br />duhet të jetë Konsensusi
TIRANE-“Nuk kam asnjë emër, por Presidenti i ri duhet të jetë konsensual”.

Kështu u shpreh kryetari i Parlamentit Ilir Meta sot pas një aktiviteti në Zall Herr që pati me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Kryeparlamentari tha sot se zgjedhje e Presidentit bëhet vetëm përmes konsensusit, ndërsa priten të mësohet emrat që do të kalojnë në raundin e parë.

"Pa dyshim që duhet të ketë president dhe duhet të punojmë që të këtë një president sa më konsensual. Nuk kam absolutisht një emër. Emri i vetëm është "konsensusi", tha Meta. 

Deklarata e Metës bëhet një ditë pasi Konferenca e Kryetareve caktoi që raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të jetë data 19 Prill.

Po dje Meta u shpreh se Konferenca me konsensus ra dakord për fillimin e  procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri, data e raundit të parë do të jetë ditën e mërkurë në orën 18:00, datë 19 Prill.
 
Por vendosja e datës 19 Prill për votimin e raundit të parë për Presidentin e ri duket se nuk është aspak rastësi, pasi përkon me afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ.
 
Vendosja e datës erdhi menjëherë pas takimit mes kryeministrit Rama dhe kryetarit te LSI, Meta që zhvilluan dy dite me pare kokë më kokë për rreth 80 minuta në Kryesinë e Kuvendit.
 
Tashmë data 19 Prill ka një rëndësi të dyfishtë, jo vetëm për zgjedhjen e Presidentit, por pritet që të rinovohet marrëveshja e koalicionit PS-LSI edhe për një mandat të dytë qeverisës.

Firmosjen e tij e përforcon edhe dalja sot e Metes krah kryebashkiakut Erion Veliaj, Kryebashkiaku i Tiranës Erion veliaj dhe kryeparlamentari Meta kanë inaguruar disa projekte infrastrukturore në zonën e Zall Herrit. Gjatë inagurimit, si Meta ashtu edhe Veliaj u shprehën se kur PS e LSI janë bashkë bëhen gjëra të mëdha.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg