​Në timon të dehur, arrestohen
7 persona në Vlorë e Sarandë

Shtatë persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia në Vlorë e Sarandë, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
 
Ndërsa janë pezulluar edhe leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.
 
Në Vlorë janë arrestuar:
 Dritan.F., 40 vjeç, banues në Kukës, është konstatuar nën efektin e pijeve alkoolike.
 
Mylazim.L., 61 vjeç, banues në Vlorë, është konstatuar nën efektin e pijeve alkoolike.
 
Ilir.T., 58 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar shtetasin F.Sh..
 
Xhulian.G., 20 vjeç, banues në Orikum, është konstatuar pa leje drejtimi.
 
Në Sarandë janë arrestuar:
 Aklis.I., 18 vjeç, banues në Sarandë, pa leje drejtimi,
 
Serxhio.G., 18 vjeç, banues në Ksamil, pa leje drejtimi,
 
Mikeljano.M., 22 vjeç, banues në Sarandë, pa leje drejtimi.

Janë vendosur gjithashtu edhe 234 masa admimistrative, nga këto 68 për rrip sigurimi, 25 për shpejtësi tej normave të lejuara, 22 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe pjesa tjeter për shkelje të ndryshme.

Materialet janë referuar në Prokurori ndaj shtetasve të lartëpërmendur, për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”
 
 Njoftimi i plotë i policisë:
Vijon puna e Policisë Rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
 
Arrestohen në Vlorë e Sarandë 7 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
 
Janë pezulluar në Vlorë e Sarandë 25 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.
 
Si dhe janë vendosur 234 masa admimistrative, nga këto 68 për rrip sigurimi, 25 për shpejtësi tej normave të lejuara, 22 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe pjesa tjeter për shkelje të ndryshme.
 
Në Vlorë janë arrestuar 4 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
 
Në Sarandë janë arrestuar 3 drejtues mjetesh pa leje drejtimi.
 
Njëkohësish në Vlorë janë pezulluar 14 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.
 
Ndërsa në Sarandë janë pezulluar 11 Leje Drejtimi .
 
Në vijim të punës për ndëshkimin dhe goditjen e shkeljeve të rënda të qarkullimit rrugor, Strukturat e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë për vënien përpara përgjegjshmërisë dhe ligjshmërisë shtetasit :
 
Dritan.F., 40 vjeç, banues në Kukës, është konstatuar nën efektin e pijeve alkoolike.
 
Mylazim.L., 61 vjeç, banues në Vlorë, është konstatuar nën efektin e pijeve alkoolike.
 
Ilir.T., 58 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar shtetasin F.Sh..
 
Xhulian.G., 20 vjeç, banues në Orikum, është konstatuar pa leje drejtimi.
 
Gjithashtu gjatë një kontrolli që ka vijuar mëngjesin e sotëm nga Strukturat e Policisë Rrugore në Sarandë në bashkëpunim me Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore pranë Drejtorisë së Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është bërë i mundur konstatimi dhe arrestimi ne flagrancë të shtetasve :
 
Aklis.I., 18 vjeç, banues në Sarandë, pa leje drejtimi,
 
Serxhio.G., 18 vjeç, banues në Ksamil, pa leje drejtimi,
 
Mikeljano.M., 22 vjeç, banues në Sarandë, pa leje drejtimi.
 
Materialet janë referuar në Prokurori ndaj shtetasve të lartëpërmendur, për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?