​NASA zhvillon një sistem shtytës
magnetik, thyen disa ligje të fizikës

​NASA zhvillon një sistem shtytës<br />magnetik, thyen disa ligje të fizikës
NASA ka testuar për herë të parë sistemin shtytës Em Drive dhe testi i parë i këtij sistemi ka rezultuar i suksesshëm.

Nëse teknologjia Em Drive avancon do të ndryshoj rrënjësisht mënyrën se si njerzit udhëtojnë në hapësirë. Me këtë teknologji udhëtimi në Mars do të mund të realizohej brenda 70 ditëve.

Ky sistem është i veçantë pasi nuk përdor asnjë karburant tradicional, por fuksionon vetëm nëpërmjet valëve elektronike.

Sistemi i shtytjes Em Drive është krijuar nga inxhinieri britanik Roger Shawyer, por pas publikimit të të dhënave të testeve të kryera, shkencëtarët janë ndarë në mendimin e tyre për këtë shpikje.

Disa prej tyre shprehen se rezultatet mund të vijnë si gabim nga matjet e kryera dhe pjesa tjetër mendon se Em Drive do të revulicionoi jo vetëm mënyrën e udhëtimit në hapësirë, por edhe shumë prej ligjeve të fizikës që njerzimi njeh.

Redaksia Online
(D.T/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi sërish protestë nesër para bashkisë! Policia jep lejen paralajmëron organizatorët

Rithemelimi sërish protestë nesër para bashkisë! Policia jep lejen paralajmëron organizatorët