Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, këta dy dizenjues të famshëm të modës, janë dënuar me nga një vit e 6 muaj burgim të mërkurën.

Ky dënim i ngarkon ata me akuzën se kanë fshehur qindra milionë euro ndaj autoriteteve italiane të tatim-taksave.

Sipas autoriteteve të sigurisë, Dolce dhe Gabbana, e kanë përdorur kompaninë financiare të Luksemburgut, Gado, për të shmangur pagesën e taksave dhe detyrimeve prej rreth 1 miliardë euro.

Vendimi i mëparshëm, nga një gjykatë më e ulët, ishte pezullimi i dënimit me burg me nga 20 muaj secili dhe vendosja e një gjobe prej rreth 10 milionë eurosh. Dolce dhe Gabbana kanë mohuar gjithnjë të kenë shkelur ligjin, duke mos pranuar fajësinë.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)