TIRANE-Zbardhen mesazhet mes mësuesit të shkollës 9-vjeccare Mustafa Lleshi në Kashar dhe nxënëses së klasës së 7-të. Mësuesi i matematikës Hasan Martani, i cili është lënë në burg nga Gjyaka, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me një nxënëse të tij.
Ka qenë e mitura e cila i ka treguar nënës së saj për atë që kishte ndodhur dhe kjo e fundit i kërkoi vajzës së saj që ti shkruajë mësuesit në rrjetet sociale “Facebook”, për të vërtetuar abuzimin. Nëna e vajzës ka treguar për Report TV edhe përmbajtjen e këtyre mesazheve, të shkëmbyera një ditë para denoncimit në Polici.
Vajza i ka shkuar mësuesit Hasan Martani në “Facebook” se kishte frikë se mos zbulohej ajo që kishin bërë. E mitura e vë në dijeni mësuesin se mamaja e saj e ka pyetur disa herë. Menjëherë mësuesi i matematikës i ka kthyer përgjigje, duke e pyetur nëse u ka thënë prindërve dhe që të mos tregojë asgjë. Pikërisht në momentin që nxënësja e klasës së 7 i ka thënë mësuesit se nuk ka treguar asgjë, Hasan Martani i ka kthyer përgjigje duke i thënë “tani jam i qetë”.
Vajza: Kam frikë mos e zbulon njeri ato që kemi bërë bashkë. Mami më ka pyetur disa herë.
Hasan Martani: Ti mos thuaj asgjë. Mos u ke thënë gjë prindërve?
Vajza: Jo nuk kam thënë asgjë
Mësuesi: Shumë mirë, tani jam i qetë.

Mesazhet e shkëmbyera në Facebook mes nxënëses dhe mësuesit
Pikërisht me këto komunikime prindërit e vajzës kanë shkuar në Polici dhe e kanë denoncuar. Por mësuesi Hasan Martani ka mohur çdo pretendim të vajzës dhe nënës së saj. Ai ka thënë para Gjykatës se kanë komunikuar në rrjetet sociale për diçka tjetër.
Vajza në dëshminë e saj në Polici është shprehur se mësuesi e prekte në vend intime dhe e ngacmonte shpesh kur ishte në klasë. Edhe prindërit e të miturës janë shprehur për Report TV se vajza e tyre është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i matematikës.

Mësuesi Hasan Martani në gjykatë
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO