​Nxiti me SMS vetëvrasjen e të
dashurit 18-vjec, vajza del në gjyq

​Nxiti me SMS vetëvrasjen e të<br />dashurit 18-vjec, vajza del në gjyq
Në ditën e fundit të jetës Conrad Roy III i erdhën tre sms njëra pas tjetrit.

“Duhet ta bësh, Conrad”, “Nuk duhet të mendosh, duhet ta bësh”, “A do ta bësh sot?”, janë tre mesazhet që u gjetën në telefonin e tij në ditën kur u gjet i vdekur në makinën e tij, raporton CNN.

Dërguesja e mesazheve, autoritetet thonë, është e dashura e tij 17-vjeçare, Michelle Carter.

Në vitin 2014 kur u gjet i vdekur, rasti i Conradit ishte cilësuar si vetëvrasjeje.

Prokurorët kanë thënë se sms-të janë provë e mjaftueshme qe vertetojne se Carteri luajti rolin e një të dashure të mirë, por në anën tjetër i kërkonte atij ta vriste veten.

Të nesërmen, në qershor të vitit 2014, trupi i Royt ishte gjetur i vdekur në Fordin F-150 të zi. Ai ishte helmuar me monoksid karboni.
Ishte vetëm 18 vjec.
Michelle Carter aktualisht 20-vjeçare, po gjykohet sot për nxitje të vetëvrasjes.

[gallery]22598[/gallery]
Kur Roy ishte në dyshim që të bënte vetëvrasje, ajo i tha të dashurit që të kthehej në makinë ndërsa ai po qante nga pikëllimi. Frymën e fundit e dha në makinën e mbushur me gaz, ka thënë gjykatësja Maryclare Flynn.

“Ajo e ngacmoi kur ai vendosi të shtynte vetëvrasjen”, ka thënë Flynn në hapjen e deklaratës së tij, para se gjykatësi tjetër Laërence Moniz, gjykoi: “Ajo e futi në makinë atë natë”.
Kurse avokati i Carter, Joseph Cataldok ka thënë se Roy ishte në depresion nga shkaku i divorcit të prindërve, ndërsa më parë ka qenë dhe viktimë e abuzimit fizik dhe emocional.

Për shkak të këtyre ai shumë kohë më parë kishte menduar vetëvrasjen.
“Ky është rast i vetëvrasjes”, ka thënë ai. “Jo vrasjes”.

Në telefonin që iu gjet në pantallonat e tij janë gjetur mesazhet e Carterit, e cila një ditë më parë e kishte porositur që djali të vazhdonte me planin për vetëvrasje.

“Ti je gati dhe i përgatitur. Ajo cfarë mbetet të bësh është të lëshosh gjeneratorin dhe të jesh i lirë dhe i lumtur”, thuhej në njërin prej sms-ëve të saj.

“Nuk ka më shtyrje”, ka shkruar ajo. “Nuk ka më pritje”.

Rasti i saj është ende në gjykim.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar