​Pacolli: Kosova hyn fuqishëm
në axhendën e presidentit Trump

​Pacolli: Kosova hyn fuqishëm<br />në axhendën e presidentit Trump
PRISHTINE-Kryetari Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, duke komentuar raportin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, thotë se Kosova fuqishëm hyn në axhendën dhe planet e Presidentit Donald Trump.
 
Pacolli përmes një postimi në Facebook, thotë se në raportin e Sekretarit të mbrojtjes së SHBA James Mattis drejtuar senatit, mund të shihet vendosmëria e administratës së presidentit Trump për ta mbrojtur Kosovën në çdo aspekt.
 
Postimi i plotë i Pacollit:
 
Të dashur miq .
 
Ashtu siç ju kam thënë, Kosova mund të ndihet komode me Presidentin e ri të ShBA Donald Trump.
 
Siç mund ta shihni edhe në raportin e sekretarit të mbrojtjes së SHBA James Mattis drejtuar senatit, Kosova fuqishëm hyn në axhendën dhe planet e Presidentit Trump. Madje në këtë raport mund ta shihni vendosmërinë e administratës së presidentit Trump për ta mbrojtur Kosovën në çdo aspekt. Presidenti Trump do të sjell efekte pozitive edhe në krijimin e mundesive që Kosova të drejtohet nga një qeveri profesionale, konkrete, qeveri e rezultateve e qeveri e pakorruptuar.
 
Po e ripërsëris edhe njëherë: Donald Trump do të jetë njëri ndër presidentët më të mirë të SHBA dhe do të sjellë shpresë për vendet tjera të botës
”, ka shkruar Pacolli. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)