​Paris, sulmohet në hotel Kim
Kardashian, i vodhën sende

​Paris, sulmohet në hotel Kim<br />Kardashian, i vodhën sende
Show girl Kim Kardashian bie pre e një grabitje me armë. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit në një hotel në Paris ku 5 burra të maskuar si policë kanë hyrë në dhomë dhe kanë grabitur sende me vlerë prej 16 milionë euro.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Kardashian u lidh dhe u mbyll në tualet ndërsa agresorët arritën të grabisnin telefona dhe sende të tjera me vlerë.

Show girl ndodhej në Paris së bashku me dy fëmijët për të marrë pjesë në javën e modës.

Vajza trevjeçare e saj, North dhe djali dhjetëmuajsh Saint, besohet se nuk kanë qenë në dhomë në momentin e incidentit.

Dy prej grabitësve besohet të kenë qenë të maskuar si policë, ndërsa vlera e stolive të vjedhura raportohet të jetë afro 11 milionë dollarë.

Ndërkohë bashkëshorti i saj këngëtari Kanye West ka ndërprerë koncertin në New York duke i thënë fansave se bëhej për një emergjencë familjare.

Sipas policisë franceze ende nuk dihet nëse bëhej fjalë për një rrëmbim apo grabitje, e po ashtu nuk është bërë publike as mënyra sesi Kardashian arriti t’i shpëtonte agresorëve.

Pas episodit, Kim Kardashian la Francën më xhet privat. E veshur me veshje të gjatë ngjyrë të zezë, Kim e shoqëruar nga truproja femër ka hipur me urgjence ne avion dhe ka fluturuar drejt SHBA-ve. Vihet re se ajo mban kokën me dore dhe duket tepër e shqetësuar.

10/7
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion