GJERMANI - Drejtuesi i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD, Bardh Spahia dhe anëtarë të Departamentit zhvilluan takime me azilkërkuesit shqiptarë në disa kampe në zonën e Limbourgut dhe Eltz pranë Frankfurtit.
Në kampin Freiherr-Vom Stein Kaserne mbi 50 shqiptarë të ardhur nga Kukësi, Fushë-Kruja, Shkodra, fshatrat e Fierit dhe Lushnjës thanë se, shkak i emigrimit është varfëria e tejskajshme dhe pamundësia për një të ardhme normale në familjet e tyre.
“Nëse shqiptarët do të kishin një kryeministër dhe qeveri të përgjegjshme e të aftë, vendet e punës dhe mundësitë për një jetë normale do të ishin siguruar në vendin tonë, por Rama, mazhoranca dhe qeveria janë vetë shkaku i azilit,i kësaj drame të madhe kombëtare”, tha Spahia gjatë takimeve.
Në kampin Staffel në Eltz ku mbi 200 shqiptarët jetojnë në çadra, zyrtarët demokratë u pritën nga dhjetëra të rinj, gra e fëmijë që nuk kontaktonin me javë të tëra me familjarët në Shqipëri, thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga PD.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com