Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka ka vizituar zonat e goditura nga përmbytjet që shkaktuan pasoja të rënda në jetë njerëzish dhe dëme materiale në Tetovë.

Reka u ka shprehur ngushëllime familjarëve të atyre që humbën jetën nga kjo ngjarje si dhe zhvilloi një takim me kryetaren e komunës Teuta Arifi.

Duke i shprehur përkrahjen e qeverisë shqiptare për eliminimin sa më parë të pasojave te krijuara, Reka i përcolli dhe interesimin e posaçëm të Kryeministrit Rama në përballimin e situatës.

Arifi falënderoi për interesimin e mbështetjen e Qeverisë shqiptare në këto ditë të vështira për banorët e komunës dhe theksoi se përkrahja e pakursyer në të gjitha përmasat që qeveria shqiptare dhe personalisht kryeministri Rama i kanë dhënë asaj në këto ditë, është më të vërtetë inkurajuese për ta.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)