​Pesë këshilla për personat që ju
djersitin duart. Do të shpëtoni

​Pesë këshilla për personat që ju<br />djersitin duart. Do të shpëtoni
Jemi verë dhe i nxehti bën punën e tij duke na vanë në siklet, pasi shkakton djersitje dhe më e keqja është ajo në duar, sepse na vjen ndrojtje për të takuar njerëzit.

Me këshillat e mëposhtme do të shpëtoni, nga ndrojtja, nga kremrat e kotë që nuk ju bëjnë punë dhe nga mbajtja e duarve në xhepa nga sikleti.

Më poshtë do t’ju listojmë pesë mënyra se sit ë shmangni djersitjen e duarve.

1-Vloni 3 litra ujë dhe në të hidhni një grusht fletë brushtulli (hederahelix). Lëreni të ftohet deri sat ë arrijë temperaturën e dhomës dhe më pas me këtë çaj lani duart para se të flini gjumë.

2- Vloni 200 ml ujë dhe hidhni dy lugë gjelle sherebelë, vendosini kapakun dhe lërëni të qetësohet për 15-20 minuta dhe më pas kullojeni. Me çajin e përftuar lani duart sa më shpesh.

3- Merrni një patate, prijeni përgjysmi dhe me to bëjini masazh shuplakave para se të flini gjumë. Përpos se ju ndihmon me eleminimin e djersitjes së duarve, kjo metodë largon dhe erën e keqe nga duart.

4- Në 50 ml vaj bademi hidhni lëngun e gjysmë kokrre limoni dhe më pas shtojini 50 ml çaj të përftuar nga lëvorja e drurit të lisit. Pas larjes së duarve, lagni duart me këtë përzierje, sa më shpesh të mundeni.

5- Përzieni niseshte misri me pudër që përdoren për bebet dhe këtë përzjerje vendoseni në duart tuaja shpeshherë. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot