Pikëpyetjet që krijuan Lu dhe Llalla
Pas akuzave të ndërsjella që shkëmbyen ambasadori Lu me Prokurorin e përgjithshëm Llalla opinioni publik është ndarë siç ndaheshin grumbujt e tifozëve dekada më parë ndërsa ndiqnin para televizorëve ndeshjet derbi Dinamo Partizani
Pas akuzave të ndërsjella që shkëmbyen ambasadori Lu me Prokurorin e përgjithshëm Llalla opinioni publik është ndarë siç ndaheshin grumbujt e tifozëve dekada më parë ndërsa ndiqnin para televizorëve ndeshjet derbi Dinamo Partizani.
Por në fakt situata nuk është bardh e zi. Eshtë shumë komplekse. Akuzat dhe kundërakuzat nuk kanë ndihmuar për të kuptuar thelbin e kësaj situate të paprecedentë.
E vërteta e kësaj tollovie do të kuptohet kur emocionet të bien dhe publiku të sqarohet lidhur me dy akuzat e ashpra që u shkëmbyen, dy akuzat që ende nuk kanë marrë përgjigje: a ka tentuar Llalla të fshijë serverin e ILDKPKI, ku ndodhen deklarimet e pasurisë së gjithë zyrtarëve shqiptarë. Kjo ishte akuza më e drejtpërdrejtë që bëri ambasadori ndaj kryeprokurorit. Llalla u mbrojt se kjo është teknikisht e pamundur por ende asnjë zyrtar nuk ia ka hedhur poshtë këtë pretendim të tij.
Akuza tjetër që shërben për të kuptuar situatën është ajo e bërë nga prokurori se ambasadori i ka bërë presion për të mbyllur hetimet ndaj Bankers. Madje ai tha se një biznesmen shqiptar e ka paralajmëruar se ambasadori gjithashtu do ia kërkojë këtë favor. Por Llalla nuk tha se kush është ky biznesmen. U mjaftua të thotë se bisedat i ka të regjistruara.
Thënia e Shën Kozmait se nuk besoj pa vënë dorën në plagë është e vlefshme për opinionin shqiptar ku inflacioni i akuzave ka arritur në atë pikë sa vështirë dikush të besojë pa u hapur gjithë letrat. Opinioni publik bindet nëse ambasadori i jep përgjigje kësaj akuze ose prokurori të bëjë publike regjistrimet, nëse i ka.
Në situatën e krijuar njëri prej tyre duhet të largohet. Akuzat kanë çdo limit. Këtë betejë, që pritet të shkaktojë reaksion zinxhir, do ta fitojë ajo palë që arrin të bindë opinionin për vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e dy akuzave që duket se askush nuk po i jep përgjigje deri tani.
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45