POGRADEC- Një masiv pyjorë me shkurre ka marrë flakë në fshatin Pojskë në Pogradec, ndërsa, në përpjekje të për shuarjen e flakëve, një punëtor i Bashkisë Pogradec, konkretisht 57 vjeçari me inicialet A.B, është plagosur si pasojë e shpërthimit të një sendi, duke marrë dëmtime në gjymtyrët e poshtme.
57 vjeçari u transportua në Spitalin e Pogradecit, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Informacion paraprak.
Më datë 01.08.2017 jemi njoftuar se në fshatin Pojskë, në një masiv pyjor me shkurre ka rënë zjarr.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, Zjarrfikëset dhe Emergjencat Civile, të cilat vijojnë punën edhe aktualisht në një terren të vështirë e të thyer, për lokalizimin e flakëve.
Gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, një punëtor i Bashkisë Pogradec, konkretisht shtetasi A.B, 57 vjeç, është plagosur si pasojë e shpërthimit të një sendi/mjeti shpërthyes (për përcaktimin dhe gjetjen e llojit të së cilit do të punohet pas shuarjes së zjarrit) duke marrë dëmtime në gjymtyrët e poshtme.
Shtetasi i mësipërm u transportua në Spitalin e Pogradecit, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Po punohet për shuarjen e zjarrit, zbardhjen e shkaqeve të rënies së tij, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/Shqiptarja.com

VIDEO