Policia ka arrestuar një 17-vjeçare nga Rumania dhe një 23-vjeçar shqiptar. Vajza duket se ka joshur 29-vjeçarin dhe ka lënë një takim me të në Zagarolo.
Pikërisht në vendin që kishin caktuar për t’u takuar, Mikel Leskaj u gjet i vrarë me një plumb në gjoks. Ende nuk dihen arsyet e kësaj vrasjeje.
Dy të rinjt të cilët jetojnë ilegalisht në Itali duket se janë treguar shumë të kujdesshëm duke fshirë çdo provë. Pas krimit ata u larguan nga Italia.
Hetimet për dy të akuzuarit u shtrinë në Slloveni, Kroaci, Rumani dhe Shqipëri, ku është monitorua çdo lëvizje e tyre.
Ata u rikthyen në Itali pas 10 ditësh me idenë se tashmë ngjarja ishte harruar, por në fakt u janë vënë prangat.
23-vjeçari u arrestua në Romë teksa shijonte një birrë në lokal.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)