​Presidenti,Rama: Maxhoranca i
ka votat,por synojmë mirëkuptim

​Presidenti,Rama: Maxhoranca i<br />ka votat,por synojmë mirëkuptim
TIRANË-Nëse do të jetë grua apo burrë Presidenti i ri ende nuk dihet, por kryeministri Edi Rama konfirmon se maxhoranca i ka votat e duhura që kandidaturën ta kalojë që me raundin e parë.

Kjo u mësua sot gjatë një bashkëbisedimi në kafe me pensionistët që Rama bëri paraditen e sotme.

“A i ka maxhoranca votat për të zgjedhur Presidentin e Republikës? – ishte pyetja e një të moshuari.

Pasi shpjegoi procedurën parlamentare të zgjedhjes së kreut të shtetit, Kryeministri nënvizoi se, "ndonëse maxhoranca i ka votat për ta zgjedhur që në raundin e parë, do tentojmë që presidenti apo presidentja të jetë një figurë që të ketë një mirëkuptim dhe mbështetje".

Sipas Ramës, çdo hap që ndërmerr opozita e bën në funksion të bllokimit të reformës në drejtësi.

Pjese nga bashkebisedimi
Rama: Me kushtetutë, Presidenti duhet në mos gaboj 3 raunde. Tre raunde duan 84, ne i kemi votat, ky raund kërkon 71 në mos gaboj, 70 e pak

Pensionistja: Kur do e zgjidhni se nuk po e durojmë dot mor zot...

Rama: Po lëre tani...

Pensionisti: Po u zgjodh me 84 eee, mbaroj iku

Rama: Ne i kemi. Po Kushtetuta nuk ndryshohet për një maxhorancë, por ndryshohet për 20 apo 30 vjet, ne tentojmë që Presidenti apo Presiudentja të jetë një figurë që kërkon mbështetje e mirëkuptim.

Kur do zgjidhet Presidenti?
Ende pa nisur mirë debati për kandidaturat mbi Presidentin e ri, kanë nisur debati sesi do të procedohet në rastin kur vendi ka një krizë politike, si në rastin konkret kur opozita ka braktisur Parlamentin. 
Duke iu referuar Kushtetutës së Republikës, ish-kryetari i KQZ, Çlirim Gjata u shpreh per Report Tv se data e nisjes së proceduarve ligjore per zgjedhjen e Presidentit, në kushte kur jemi në vit zgjedhor, është data 18 prill, ndërsa në kushte normale është data 24 maj.

Por sipas tij, në kushtet e krizës aktuale politike merr rëndësi specifike zgjedhja e një presidenti konsensual, pavarësisht votave që ka shumica në Kuvend.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg