Nga rinumërimi i 64 kutive të qarkut të Tiranës me kërkesë të PDIU-së dhe PS-së doli në pah një papërgjegjshmëri e lartë dhe neglizhencë totale nga ana e numëruesve të votave të shqiptarëve në 25 qershor.
Nga 64 kuti të hapura, vetëm 7 tabela rezultatesh përputheshin me votat që ndodheshin brenda. Në 57 kuti të tjera votat ishin tjetërsuar dhe numërimi i parë me atë të dytin nuk përputheshin thuajse në asnjë parti. Kryesisht votat ju janë marrë partive të vogla që nuk kishin numërues.
Në total, Partia Socialiste kishte marrë padrejtësisht 69 vota më shumë, ndërsa Partia Demokratike 47 të tilla. LSI-ja ka marrë padrejtësisht 74 vota më shumë, ndërsa PDIU është e vetmja me bilanc negativ, ku edhe pse i kishin hequr 5 vota në total, ajo vetë kishte përfituar padrejtësisht 52 vota, ndërsa i kishin marrë 57 të tilla.
Ky rinumërim i pjesshëm tregon se në mos të qëllimshme, veprimet e numëruesve janë të papërgjegjshme, dhe këtu flasim për numëruesit e kryeqytetit. Numëruesit janë të gjithë me arsim të lartë, punonjës të administratës, në hipoteka, në arsim, në polici, në shëndetësi, nëpër ministri.
Kur këta individë kanë sjellje kaq të papërgjegjshme për një proces kaq të rëndësishëm kombëtar si zgjedhjet parlamentare një herë në katër vjet, është e vështirë të besojmë se në punën e tyre të përditshme në zyrat e shtetit janë më vigjilentë apo korrekte.
Numëruesit rrezikojnë 3-7 vjet burgTë zgjedhurit e partive për të numëruar, praktikisht edhe të zgjedhurit e partive për të punuar në shtet, kanë njollosur zgjedhjet, por edhe kanë konsumuar vepra penale e të Falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal.
Është e vërtetë se në kaq kuti sa u numëruan rezultati nuk lëvizi thuajse aspak në nivel qarku, por Kodi Penal thotë se, kur rezultati ndryshohet apo falsifikohet nga numëruesit, vepra dënohet dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.
Deri më tani, edhe pse kreu i
KQZ-së ka bërë thirrje publike që prokuroria të hetojë krimet elektorale, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për nisjen e hetimit të ndonjë rasti.
[gallery]23082[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.7%
-
Jo
24.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1783
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26