Gjykimi prej 36 seancash ndaj Dacit është zhvilluar në mungesë ndërsa më parë për të ka patur raportime në media se ka humbur jetën.
Por kjo pistë nuk u vërtetua asnjëherë zyrtarisht dhe drejtësia shqiptare vazhdoi gjykimin në mungesë me akuzën e "Rekrutimit tė personave me qėllim kryerjen e veprimeve terroriste, nxitjes, thirrjes publike dhe propoganda pėr kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste".
Vendimi i Gjykatës për Almir Dacin pritet të jepet në fillim të Majit ndërsa ndaj tij hetimet nisen me iniciativë të prokurorisë së krimeve të rënda pasi ai u shfaq në filmimet e shpërndara nga ISIS në internet.
(d.b/Shqiptarja.com)