Një 55 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Pukë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas policisë, 55 vjeçari me inicialet B.S, ka humbur jetën si pasojë e shkëputjes së një kabulli të tensionit të lartë në vendin e quajtur ish rezervat e shtetit në Njësinë Administrative Rrapë, rreth orës 12:45.
Nga rënia e kabullit është shkaktuar edhe një vatër zjarri në zonë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Me datë 21.08.2017 rreth orës 12:45 ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur ish rezervat e shtetit në Njesinë Administrative Rrapë, Pukë, është këputur një kabull i tensionit të lartë, ku ka shkaktuar një vatër zjarri.
Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes shërbimet zjarrfikës P. M. N. Z ku gjatë lokalizimit të vatrës së zjarrit kanë konstatuar një trup të pajetë.
Nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë shtetasi B. S. rreth 55 vjeç nga fshati Rryp, Njësia Administrative Rrapë, Pukë, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies së kabullit të tensionit të lartë elektrik.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com