​Rama: Nëse duhet, vetëm në
zgjedhje, vetëm edhe Vetingun 

​Rama: Nëse duhet, vetëm në<br />zgjedhje, vetëm edhe Vetingun 
TIRANË-“Me Saliun apo pa Saliun, me Bashën apo pa Bashën, në koalicion ose të vetëm, ne do futemi në zgjedhje më 18 qershor. Zgjedhjet do të mbahen”.

Kanë qenë disa porositë që ka përcjellë sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i PS, Edi Rama.

Duke folur në kuadër të zgjedhjeve që priten të mbahen më 18 Qershor, Rama dha porosinë tjetër, socialistët duhet patjetër të korrin fitore.
Alternativa e vetme, futja në zgjedhje dhe fitorja. Objektiv fitorja me rezultat më të thellë se 2013. Ne duhet të arrijmë një rezultat më të thellë se ai i katër viteve më parë. PS duhet te dale force e pare në këto zgjedhje. Puna jonë është populli, njerëzit, votat dhe do të shkojmë në zgjedhje vjen a nuk vjen PD. Mos u përfshini në debate kot sepse kemi primare njerëzit, mos i ç’fokusojmë, duhet t’i sqarojmë ata për punën e bërë të mbajmë kontaktet. Nuk na interesojnë debatet, kjo është loja e PD ne kemi punën tonë. Edhe të vetëm ne do të shkojmë në zgjedhje. Atë e vendos populli, nuk kemi frikë të përballemi me njerëzit. Ata që kanë frikë të përballen me njerëzit po sajojnë këto lloj historish qofshin kundër Vettingut ose kundër zgjedhjeve të lira, vetëm për t’u mos përballur me votën”, ka thënë më tej kreu i Qeverisë.

Rama ka shkuar edhe me tej: ''Ne se opozita nuk do te marre pjese ne Veting, ne do të ndryshojmë edhe Kushtetutën dhe Vetingu do ta votojmë vëtëm''

 
Qëndrimin e Ramës pas mbledhjes së grupit e përforcoi edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj e cila konfirmoi mbajtjen e zgjedhjeve edhe nëse PD i bojkoton.

PD duhet të kthehet në komisionet parlamentare. Por zgjedhjet do të zhvillohen edhe pa Partinë Demokratike. Nuk hyjmë në zgjedhje për PD, por për popullin”.

Kryetari i PS urdhëroi që deputetët të dalin që tani në terren dhe të gjenden të përgatirur për fushatën elektorale.

E gjithë mbledhja sipas burimeve u zhvillua me tone të qeta.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg