​Rama: Të gatshëm për dialog
por opozita ka frikë Vettingu-n

​Rama: Të gatshëm për dialog<br />por opozita ka frikë Vettingu-n
Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish sot, pas seancës ku u miratua ngritja e dy komisioneve të tjera të Vetting-ut, ai 12 dhe 6 anëtarësh, se është i gatshëm për dialog me Lulzim Bashën. 

Por, tha Rama, opozita ka frikë nga Vettingu dhe jo pa qëllim heziton të dërgojë emrat e saj në Kuvend. 

"Ne sot vazhduam të jemi në lartësinë e aspiratës së shqiptarëve. Vazhduam të çojmë përpara një proces pa kthim. Vettingu mund të vonohet, por nuk mund të ndalohet dot. 

Refuzimi i vazhdueshëm për të mos u bërë pjesë e një procesi historik që përkon me një aspiratë çerekshekullore të këtij populli për të çliruar drejtësinë nga kthetrat e të korruptuarve dhe për ta shndërruar atë nga pazari i gjësë së gjallë në drejtësi europiane, është një njollë e zezë turpi që partia që lindi me thirrjet "E duam Shqipërinë si gjithë Europa" po i bën vetes, por dhe një njollë e zezë që po përpiqet nga frika e madhe nga drejtësia, t'ia vërë Shqipërisë.
 
Do të bëjmë çdo përpjekje për të nxitur zgjidhjen, për të kërkuar hapësirën e dialogut. Ata që janë ngujuar në çadër, janë aty nga frika nga drejtësia
", u shpreh Rama.

"PD po na ndan së gjalli nga Europa"
Kreu i qeverisë Rama theksoi se bllokimi i Vettingut ngec negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
 
Qëndrimet e opozitës, tha kryeministri, janë përpjekje për ta ndarë së gjalli Shqipërinë nga Europa.
 
"Fatkeqësisht, PD tanimë është gati të na ndajë për së gjalli nga Europa ku duam të bëhemi pjesë, vetëm e vetëm për t'iu shmangur ballafaqimit me drejtësinë të atyre që kanë kusure për të larë në një shtet të së drejtës", tha Rama. 

Gabriel i painformuar? Rama: PD në krizë nervore
Deklaratat e opozitës se ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel është i painformuar për zhvillimet në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i cilëson produkt të një krize nervore që po kalon PD. 

"Kur dëgjon që edhe ministri i jashtëm gjerman qenka i painformuar, BE na qenka i painformuar, e SHBA gjithashtu, atëherë është e paimagjinueshme. Nuk jemi në një krizë politike, por në një krizë nervore të PD", tha Rama. 
 
Deklarata e Ramës: Vettingu do bëhet, pavarësisht vonesave:
"Ata që janë ngujuar në çadër, janë aty nga frika nga drejtësia.
 
Refuzimi i vazhdueshëm për të mos u bërë pjesë e një procesi historik që përkon me një aspiratë çerekshekullore të këtij populli për të çliruar drejtësinë nga kthetrat e të korruptuarve dhe për ta shndërruar atë nga pazari i gjësë së gjallë në drejtësi europiane, është një njollë e zezë turpi që partia që lindi me thirrjet "E duam Shqipërinë si gjithë Europa" po i bën vetes, por dhe një njollë e zezë që po përpiqet nga frika e madhe nga drejtësia, t'ia vërë Shqipërisë.
 
E kanë thënë edhe ndërkombëtarët, moskryerja e Vettingut cenon rëndë anëtarësimin në BE, vonon uljen në tryezën e BE për të negociar anëtarësimin. Fatkeqësisht, PD tanimë është gati të na ndajë për së gjalli nga Europa ku duam të bëhemi pjesë, vetëm e vetëm për t'iu shmangur ballafaqimit me drejtësinë të atyre që kanë kusure për të larë në një shtet të së drejtës.
 
Ne sot vazhduam të jemi në lartësinë e aspiratës së shqiptarëve. Vazhduam të çojmë përpara një proces pa kthim. Vettingu mund të vonohet, por nuk mund të ndalohet dot.
 
Do të bëjmë çdo përpjekje për të nxitur zgjidhjen, për të kërkuar hapësirën e dialogut.
 
Jemi të inkurajuar nga fakti që vendimi ynë për t'iu drejtuar Partive Popullore Europiane, si një familje ku bën pjesë PD, për të lehtësuar komunikimin me PD, është dëgjuar pozitivisht dhe shpresojmë që t'u jepet mundësia PPE ta ndihmojë PD-në.

Nëse PD sillet dhe me PPE siç janë sjellë deri tani me të gjitha përpjekjet tona për dialog, do jetë mision i pamundur edhe për vetë PPE.
 
Kur dëgjon që edhe ministri i jashtëm gjerman qenka i painformuar, BE na qenka i painformuar, e SHBA gjithashtu, atëherë është e paimagjinueshme. Nuk jemi në një krizë politike, por në një krizë nervore të PD". 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë